Enrike i impresionuar nga Sevilla

 

Barcelona ka para vetës një sfidë shumë të rëndësishme nesër, pasi në “Pizuan” luan ndaj Sevillës, që këtë sezon po kaon një sezon të shkëlqyer.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, e ka vlerësuar mjaft lart sfiden me Sevillën, klub që e ka impresionuar këtë sezon.
“Sevilla jaë një nga ekipet që më ka impresionuar më së shumti dhe pozita e tyre në tabelë e dëshmon këtë. Eshtë e vështirë kur i vizton në stadiumin e tyre këto ekipe, që kanë ca ndeshje pa humbur në shtëpi.”
“Ekipi i Emery’s luajnë një stil shumë të përpunuar – si në sezonin e kaluar me Rakitic. Por tani ai ka Iborra’n që ka rolin prapa sulmuesve, duke na krijuar rrezik neve. Ne duhet të bëjmë një performancë të mirë që të fitojmë.”
“31 ndeshje pa disfatë në Pizjuan? Unë nuk e di sesi lojrat tona të mbetura do të jenë por kjo jam e sigurt që do të jetë e komplikuar. Sevilla bënë rivalet e tyre të vuajnë në pushim. Por unë jam optimist”, ka thënë Enrike në konferencë për shtyp.