Enrike: Do të ketë shumë spektakël

 

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, në konferencë për shtyp ka thënë se finlaja e sotme do të jetë një  spektakël, duke premtuar një lojë të bukur si zakonishtë nga skuadra e tij.

“Unë shpresoj se ne do të shohim një lojë të hapur dhe argëtuese. Kampionët e Italisë dhe Spanjës. Do të ketë shumë spektakël”, ka thënë Enrike.

Më tej spanjolli ka shtuar se imagjinon në lojë dominuese nga skuadra e tij, pasi ka lojtarin më të mirë në botë në ekip.

“Unë imagjinoj një ndeshje ku ne mund të kemi më shumë topin se Juventus, por unë nuk mendoj se kjo është një përplasje e stileve.”

“Ne kemi lojtarin më të mirë në botë Messi’n dhe ne kemi lojtarë të mrekullueshëm si Luis dhe Neymar, të cilët kanë pasur sezon të madh”, ka thënë strategu spanjoll.