Ende nuk dihet asgjë për Arlind Gashin, vazhdojnë kërkimet për të

Prej ditë së  djeshme ende nuk dihet asgjë për fatin e Arlind Gashit. Por familjarët dhe fqinjët e tij dshojnë se e vetmja pistë e dyshimit është lumi Sitnica, ata dyshojnë se në këtë lumë mund të jetë i mbytur Arlind Gashi. Kërkimet për 12 vjeçarin Arlind Gashin i cili është zhdukur që nga pasditja e djeshme janë duke vazhduar me dy ekipe të FSK-së.. Babai i tij ka thënë për RTK se shpresa e vetme që mund ta gjejë djalin është lumi Sitnica i cili është rritur pas shirave të shumta që kanë rënë dje.Dyshohet se 12 vjeqari ka rënë në këtë lum të premten pasdite. Për kërkimin e Arlindit janë angazhuar edhe njësitet e FSK-së./drenicapress/

 
Loading...