Emocionuese, letra e fundit nga Steven Gerrard

Steven Gerrard e ka treguar madhështinë e tij edhe në një rast. Edhepse u na fushë me tifozët e tij, kapiteni legjendar ka vendosur të shkruaj një letër lamtumirëse për tifozët e tij të Liverpoolit. Ai ka përshëndetur secilin fans të tij në botë duke u rrëfyer për jetën e tij në Liverpool, karrierën dhe të ardhmen.

“Për të gjithë fansat e mijë.
Duke ju thënë ju lamtumirë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Liverpool FC ka qenë pjesa masive e jetës time, që nga koha kur unë isha 8 vjeç. Ka qenë një kohë emocionale për mua dhe familjen time, përshëndetja në “Anfield Road” dhe në udhëtimin te Crystal Palace.
Por prapë keni qenë ju ata që më keni bërë më të fortë dhe për këtë i falënderohem secilit nga ju. Ka qenë një privilegj absolut për të përfaqësuar këtë klub të madh për një kohë kaq të gjatë. Kur unë isha fëmijë e nisa këtë aventurë më prekjen e topit në Ironside Road në Huyton duke ëndërruar gjithmonë që një ditë do të veshë fanelën e Liverpoolit.
Ëndrra ishte vetëm ta veshë këtë fanelë një herë, dhe kurr se kisha menduar që kaq gjatë mund të jem këtu. Kam bërë 710 paraqitje për 17 vite dhe kjo gjë sinqerisht është gjëja që më bënë jashtëzakonisht krenar.
E kam shijuar çdo minut te jetës me mbështetësit më të mirë në botë që ka kjo skuadër. Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm, me plot momente të lavdishme ku asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tifozëve.
Sigurisht se maja e karrierës sime ka qenë 10 vite më para, nata në Stamboll. Kjo ishte nata më e mirë e jetës time, isha njeriu më krenar në planet. Ky trofe është arritur edhe falë mbështetësve të cilët na frymëzuan shumë në replikën ndaj Milanit.

Ka qenë një nder i madh të jam kapiten i kësaj skuadre për kohë kaq të gjatë, ka qenë edhe përgjegjësi të cilën e kam marrë me vullnet të madh. Njerëzit shpesh më pyetnin për presionin që kisha si kapiten, por unë kurrë se kam parë si barrë, por gjithmonë e kam përqafuar atë.
Kam qenë shumë me fat për të luajtur së bashku me disa lojtarë të pabesueshëm , menaxherë të mëdhenjë të cilët më kanë ndihmuar shumë për tu përmirësuar si futbollist.

Liverpooli është shtëpia ime, unë e dua këtë qytet, por se tani ka ardhur koha për një kapitull të ri në jetën time. Kam vendosur të bashkohem me LA Galaxy në Kampionatin MLS.

Do të jem larg jush për dy vitet e ardhshme, por ky nuk është fundi i jetës time me Liverpoolin sepse me këtë skuadër kam kontratë shpirtërore për tërë jetën. Kam qenë tërë jetën dhe ju garantoj se sa të jem gjallë unë do të jem tifoz i kësaj skuadre dhe nuk do të ju harroj kurrë.
Unë shpresoj dhe besoj se brenda pak vitesh do të rikthehem përsëri në këtë klub në një rol tjetër për të ndihmuar në çfardo mënyre këtë skuadër.
Sot është dita që unë të ju them ju faleminderit për përkrahjen e mrekullueshme, për ndihmën e dhënë, për ëndrrën që më keni ndihmuar të bëni realitet, për kujtimet e lavdishme. Nuk do të ju harroj kurrë. Faleminderit, Stiven Gerrard.