Elhaida Dani në provën e fundit, ja si do të paraqitet sonte

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalia e madhe e Eurosong, emocionet mbi performancën e përfaqësueses shqiptare Elhaida Dani sa vijë e shtohen. Ndërkohë, në provat që ka dhënë natën e mbrëmshme Elhaida Dani është zbuluar se soi do të paraqitet  ajo mbrëmjen e sotme.

Në videon e realizuar në provat e fundit, një natë para finales “zbulohet” se Dani do të veshë një fustan ngjyrë të zezë, e njëjta ngjyrë që kishte edhe fustani që ajo veshi në gjysëmfinale.

Sonte në Vienë, në finalen e madhe të Festivalit Europian të Këngës do të performojnë 27 këngëtarë, nga 27 shtete. Elhajda Dano do të këndojë e parafundit ( e 26-ta).