Elephone P8000, telefon me çmim shumë të arsyeshëm

Tregu kinez i telefonave çdo ditë e më shumë po merr përmasa më të mëdha botërore. Së fundmi kemi edhe një telefon me specifika mjaft të mira dhe me një çmim shumë të arsyeshëm, ky është telefoni Elephone P8000 i cili ka një kosto prej 210 dollarë.

Elephone P8000 ka një ekran prej 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, procesirin Mediatek MT6753 SoC, 16 GB hapësirë të brendshme dhe 3 GB RAM, kamerën e pasme 13 megapikselë, ndërsa atë frontale 5 megapikselë. Posedon sensorin për gjurmët e gishtave, bateri me kapacitet 4200 mAh. Ofron lidhje Worldmode LTE, lidhje të dyfishtë WiFi, Bluetooth 4.0. Operon me sistemin operativ Android 5.0 Lollopop.