Ekskluzive: Veseli, Haradinaj e Limaj takojnë Ukë Rugovën (Foto)

Përfaqsuesit e koalicionit PAN kanë zhvilluar sot një takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.
Ky takim është zhvilluar në një nga kafiteritë në Prishtinë dhe nga fotografitë e siguruara nga lajmi.net, ku shihen Kadri Veseli, Ramush Harainaj dhe Fatmir Limaj.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, mirëpo në media është spekuluar se Ukë Rugova mund të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN.

20821437_10155342486056049_73324650_o