Ekskluzive, Lladrovci emëron drejtorin e ri të Urbanizmit

Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Drenasit tash e ca ditë ka mbet pa udhëheqës, pasi drejtori i saj Betim Berisha dha dorëheqje në një mbledhje të Kuvendit Komunal, për t’ia liruar vendin asamblesitit Xhavit Drenori, mirëpo ky i fundit e refuzoi një pozitë të tillë.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci duke se ka gjetur personin adekuat për këtë pozitë, asambleistin e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, Idriz Hysenaj

Drenica Press sipas një burimi jozyrtar mëson se Idriz Hysenaj që nga sot është emëruar drejtori i ri i Urbanizmit në Komunën e Drenasit. /Drenica Press/

 
Loading...