Edi Shukriu laureate e çmimit për trashëgimi kulturore “DeaDardanicae”

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar çmimet për trashëgimi kulturore, dhe nëpërmjet tyre, synon të përkrah personalitet që kontribuojnë në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Laureat të sivjetshëm, sipas vlerësimit të jurisë, janë: Edi Shkuriu, të cilës i ndahet Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “DeaDardanicae”; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore “ShtjefënGjeçovi “ i ndahet Prof. Jean-LucLamboley; Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore “Zef Mirdita” i ndahet Jusuf Buxhovit; Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “ MuhamedShukriu “ i ndahet Arton Hoxhës.

Ministri Kujtim Shala, u shpreh se dhënia e çmimeve në fjalë, përpos që është vlerësim dhe mirënjohje, është edhe një nxitje dhe kujdes për ekspertët të cilët merren me trashëgimi kulturore.

Bazuar në Rregulloren Nr.09/2016 për Dhënien e Çmimeve në Trashëgimi Kulturore, çmimet janë të shoqëruara me shpërblime financiare. Çmimi për Veprimtari Jetësore “DeaDardanicae” shpërblehet me pesë mijë euro (5000 €), ndërsa çmimet tjera vjetore “ShtjefënGjeçovi”; “Zef Mirdita” dhe “MuhamedShukriu” shpërblehet me nga 2500 euro.