Edi Rama prezanton aplikacioni “Endrra Ime 2015”

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë prezantimin e një aplikacioni për të bërë realitet 10 ëndrrat më bindëse për vitin 2015. Këtë prezantim e ka bërë përmes rrjetit social facebook, përmes së cilës edhe është i lidhur ky aplikacion.
Sot po ju prezantoj një aplikacion për të bërë realitet 10 ëndrrat më bindëse qe ju keni për këtë vit. Po natyrisht ato duhet të jenë edhe të artikuluara bindshëm përmes një projekti. Afati për të kërkuar financim për projektin tuaj është 28 shkurti. Në mars do të shpallen 10 ëndërrimtarët apo grupet e endërrimtarëve, të cilët i kane kthyer në 10 projektet me interesante për financim ëndrrat e tyre.
Kurajo miq, mos e harroni asnjëherë se ku ka një ëndërr dhe një vullnet të fortë, ka gjithnjë një rrugë për t’ia dale, shkruan kryministri Rama.
Këtë prezantim e ka shoqëruar edhe me një thënie të Walt Disney
Walt Disney thoshte: Dallimi mes ëndrrës dhe projektit është afati, Unë besoj se çdo ëndërr që njeriu ka, me sy hapur jo me sy mbyllur, është e realizueshme. Por sigurisht sa më e madhe ëndrra, aq më e madhe përpjekja për t’ia dalë. E për t’ia dalë duhet ta projektosh ëndrrën ashtu siç duhet dhe ta ndjekësh projektin tënd me kurajo e vendosmëri.