Edhe Veseli në Runik për shfaqjen “Shkrepëtima” (FOTO)

Mbrëmë në ish-shtëpinë e kulturës në Runik të Skenderajt, është mbajtur shfaqja “Shkrepëtima” nga autori Petrit Halilaj.

Loading...

Kjo shfaqje e organizuar nga artisti Petrit Halilaj performanca “Shkrepëtima” përfshinte skulptura që lëvizin, drita dhe skenografi të krijuar nga rrënojat e Shtëpisë së Kulturës dhe të inspiruar nga kujtimet kolektive të qytetarëve. Kështu përmes kësaj shfaqje rrëfeu historinë e Runikut që nga origjina e neolitit e deri te e kaluara e afërt, ndryshe Runiku njihet si një nga vendbanimet më të lashta.

Në këtë shfaqje i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Mbrëmje fantastike në Runik të Skënderajt, ku artisti i njohur që vjen nga kjo anë, Petrit Halilaj, solli shfaqjen e tij “Shkrepëtima” që rrëfen historinë e Runikut si një nga vendbanimet më të lashta”, ka thënë Veseli.

Ai për këtë shfaqje ka thënë se Petriti riktheu në vendlindje kujtimet ë banorëve të kësaj ane dhe artistët meritojnë mbështetje për të na bërë krenarë.

“Petriti, me performansën e tij, ‘riktheu’ kështu Shtëpinë e Kulturës në Runik, si dhe kujtimet e banorëve të kësaj ane, që sonte i tuboi me kënaqësi arti. Artistët tanë, të rinj e të talentuar, meritojnë gjithë mbështetjen e mundshme, për të na bërë edhe më shumë krenarë me veprat e tyre në skenat ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli në profiling e tij në Facebokk./Drenicapress.info

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Lexo tjetër  Asfaltohen rrugët në disa fshatra të Drenasit (foto)