Edhe një futbollist i talentuar po rritet në Vushtrri (foto)

Vushtrria vazhdon të prodhojë talentë për Evropë, dhe pas Milot Rashicës, i radhës me të cilin do të krenohet kjo Komunë, është Ermir Rashica.

Për koinçidencë, edhe talenti 12-vjeçar vjen nga familja Rashica, duke qenë kusherinj i yllit të Vitesses dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Ermiri, me tipare të sulmuesit është pjesë e Shkollës së Futbollit “El Clasico” në Vushtrri, që drejtohet nga vëllezërit Besart e Faton Cecelia dhe drejtori Hajrush Dushi.

Talentin e tij e zbuloi vetë Besart Cecelia në emisionin Arena në Tribuna Channel. “Është pasardhësi i Milotit. Ndoshta do të bëhet edhe më i mirë se ai”, theksoi Cecelia.

Këto deklarata vetëm sa e kanë motivuar Ermirin, të vazhdojë rritjen e tij në sportin më të popullarizuar në botë.

“Karakteristikat e mija prej futbollisti janë shënimi i golave dhe shpejtësia, si dhe driblingu një me një. Këto tipare më veqojnë nga të tjerët”, thotë Rashica për Gazetën Olle.

ermiri

Të ndjesh aq shumë golin nuk ka se si të mos e kesh idhull njeriun e golave. “Idhulli im është Cristiano Ronaldo, derisa nga shqiptarët, Xherdan Shaqiri”.

Ai ka edhe një ëndërr, të ndjek rrugën e të afërmit të tij, Milotit, i cili nga Vushtrria u transferua në Vitesse të Holandës, derisa e ardhmja e tij shihet të jetë në njërën nga top-pesë ligat më të forta në Evropë.

“Normalisht që ëndërroj të bëhem si Miloti dhe ëndrrën ta kthej në realitet”, shton sulmuesi vushtrrias.

milotir

Edhe pse vetëm 12 vjet, atij nuk i mungojnë çmimet e shumta të fituara si individualisht, ashtu edhe me grupmoshat e reja të “El Clasicos”. Në turneun në Turqi, u shpall lojtari më i mirë, derisa çmimin e njëjtë e fitoi edhe në turneun ‘Pavarësia’ në Shqipëri, të mbajtur muajin e kaluar.

Për të gjitha këto ai ka një falënderim, për çka nuk harron të falënderojë drejtorin e shkollës, Hajrush Dushi, dhe trajnerët Besart e Faton Cecelia, të cilët më kanë dhënë mundësinë dhe kujdesin. /Olle

ermirashicaa

ermirr