Edhe komuna e Skenderajt pjesë e organizimit të ceremonive në kuadër të Rivarrimit të Heroit Kombëtarë Isa Boletini

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se edhe ajo është pjesë e organizimit të ceremonive në kuadër të Rivarrimit të Heroit Kombëtarë Isa Boletini.
“Më datë 9 qershor 2015, Eskorta me eshtrat e Heroit Isa Boletini do të parakalojnë edhe nëpër qytetin e Skenderajt, për tu vendosur pranë Kullës së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Eskorta me eshtrat e Heroit Isa Boletinit në ora 09:00 mbrrijnë në Skenderaj dhe itinerari i lëvizjes do të jetë nga Rruga “Ali Gashi”, në drejtim të Rrugës “28 Nëntori”, pastaj në Rrugën “Ilaz Kodra” për të vazhduar në Rrugën “Shaban Jashari”- në drejtim të Komplekist “Adem Jashari” në Prekaz, ku aty do të qëndroj deri në ora 12”, thuhet në një njoftim të komunës.
Arkivoli me eshtrat e Heroit Isa Boletini do të qëndrojë në Kompleksin “Adem Jashari” deri në ora 12:00, ku do të bëhen homazhe nga Institucionet dhe qytetarët e interesuar.
Komuan fton të gjithë qytetarët e Skenderajt të të gjitha moshave, që të marrin pjesë në pritjen e eshtrave të Heroit Isa Boletin përgjatë rrugëve ku do të kalojë Eskorta Ceremonial e FSK-së, nga ora 09:00 dhe poashtu të bëjnë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari” nga ora 09:30 deri në ora 12:00.