Edhe historiani Nuri Bexheti si Imami Irfan Salihu (Video)

Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane.
Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi.

“Shtohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret. Pse duhet ta kemi këtë breng. Hungaria ka humbur dy të tretat e territorit – territor sa dy Kosova i kanë mbetur Serbisë dhe po aq Rumanisë, ndërsa një territor i ka mbetur Sllovakisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deklaratë të ngjashme, por shumë më ekstreme, ka dhënë edhe imami i xhamisë “Suzi Qelebi” në Prizren, Irfan Salihu, që është suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës.