E rëndë: Nëna shkel me veturë vajzën e saj 9 vjeçare

Një 31-vjeçare në Vlorë është proceduar penalisht nga policia pasi përplasi me makinë vajzën e saj.

Mësohet se Mynevre K., e cila drejtonte automjetin Fiat me targa AA 940 NV, përplasi vajzën e saj të mitur me iniciale A.K 9 vjeç.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:00 në Llogara për shkak të pakujdesisë së drejtueses.

Fëmija është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 31-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë.

Lexo tjetër  Kosovarët që punuan në Zvicër t’i gëzojnë pensionet në Kosovë