E pabesueshme, një shtyllë elektrike qëndron midis fushës në Mitrovicë! (FOTO)

 

Në futbollin kosovar ka vaki të ndryshme. Një e tillë ndodh edhe në një fushë në Mitrovicë, ku stërvit Shkolla e Futbollit ‘Bardhi’. Në mes të kësaj fushe, ndodhet një shtyllë elektrike (bander), e cila përcjell rrymën, shkruan GazetaOlle.com.
Drejtuesit e Shkollës thonë se përkundër shumë kërkesave të bëra në KEK, këta të fundit nuk kanë ndërmarrë hapat për largimin e tij. Jeta e lojtarëve vihet edhe në rrezik.
Sipas drejtuesve të Shkollës “Bardhi” në Mitrovicë, e cila ka 200 nxënës aktiv, plus juniorët në Superligë, ata me mjete vetanake kanë ndërtuar këtë stadium, por që i plotson kushtet për ndeshje zyrtare me fëmijët, por KEK-u qe sa vite me kërkesa nuk lejon me heq këtë shtyllë nga kjo fushë.