E pabesueshme çfarë bën Erdogani gjatë debatit me presidentin grek

Një mesazh i shkruar nga ministri i Jashtëm turk, është marrë nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan, përpara kamerave, ndërsa homologu i tij grek, Prokopis Pavlopulos, ishte duke iu referuar Traktatit të Lozanës dhe problemit të Qipros gjatë ditës së djeshme në vizitën historike të liderit turk në Athinë.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu, shkroi diçka në një letër dhe ia la në tavolinë atë Presidentit Erdogan, i cili e mori ngadalë, e hapi dhe e lexoi ndërsa vazhdonte të dëgjonte presidentin e republikës helene.

A ishte kjo letër një mesazh për të refuzuar Pavlopulosin për mosnegocimin e Traktatit të Lozanës, ishte thjesht një moment për ta shpërqendruar, apo ishte thjesht një kujtesë për të thënë diçka që Erdogan mund ta kishte harruar pa thënë deri në ato momente? Këtë e di vetëm Erdogan.

Shikoni momentin që shefi i diplomacisë turke, i dorëzon shënimin presidentit të tij dhe reagimin e tij të ftohtë.