E mbyti veten për ditëlindje të djalit, flasin familjarët e gruas nga Vushtrria

Zgjodhi një natë festive të djalit të saj që ta tmerrojë gjithë familjen. Shukrije Shala, 39 vjeçe nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë veç pak orë para se djali t’ia mbushë 7 vjet, vendosi që t’i japë fund jetës. Gjeti armën e burrit dhe mbyti veten me plumb në kokë. E ndjera ishte e martuar dhe la pas 3 fëmijë. Familjarët e saj kanë rrëfyer të mërkurën rreth rastit.

Gjeti dhomën e fjetjes që t’i jap fund jetës. Shukrije Shala, 39 vjeçe nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë me armë në kokë i dha fund jetës mbrëmjen e së martës në shtëpinë e saj. Ajo la pas tre fëmijë, më i madhi 16 e më i vogli 7 vjeç. Trupi i pa jetë pritet që të varroset sot në orët e para të mbrëmjes në varrezat e fshatit Maxhunaj të Vushtrrisë.

Gazeta Express, të mërkurën ka qëndruar në shtëpinë e së ndjerës ku familjarët kanë rrëfyer rreth gjendjes së saj dhe momentit kur atë e kanë gjetur të vdekur në dhomë.
Kunati i 39 vjeçares ka thënë se e ndjera (gruaja e vëllait të tij), tash e disa kohë kishte qenë duke përdor ilaçe kundër depresionit. Ai ka thënë se ajo nuk ka pasur ndonjë problem me bashkëshortin dhe se kanë pasur jetë të lumtur familjare.

Kunati, ka rrëfyer për momentin kur e ka gjetur kunatën në dhomën e saj pa shenja jete. Thotë se familjarët kanë qenë në katin e poshtëm të shtëpisë dykatëshe. 39 vjeçarja në dhomën e saj të fjetjes që ndodhej në katin e dytë, e kishte goditur vetën me armë në pjesën e djathtë.

“Në momentin kur e ka kryer aktin ajo ka qenë vet në dhomë. Kur i kemi dëgjuar krismat, kemi shkuar lart edhe e kemi pa. Ajo vuante nga depresioni dhe ka qenë duke përdorë terapi”, thotë ai.

Lexo tjetër  KF Feronikeli si Barcelona, ja kush e thotë (video)

Familja ka tentuar që ta dërgojë të ndjerën te mjeku për t’i dhënë ndihmë por ajo ka ndërruar jetë porsa ishte futur më mjetin e transportit për t’u dërguar në emergjencë.
“Kemi tentuar me e dërgu te mjeku por posa e futëm në kombi e pamë që ka dhënë shpirt. Aty e kemi lajëmru policinë. Ka ardhur edhe ndihma e shpejtë por nuk ka arrit që të mbijetojë”, ka thënë kunati i 39 vjeçares, që i dha fund jetës në mbrëmjen e së martës.

Por, familjarët kanë treguar se të ndjerës para më shumë se një viti i kishte vdekur një foshnjë nëntë mujshe. Nga ajo kohë ajo nuk ishte ndier mirë me shëndet.
“Një foshnjë 9 muajshe i ka vdek para një viti. Gjendja ekonomike nuk është shumë e mirë. Armën ajo e ka gjetë në shpi”, thonë tutje familja.

Ndërkohë që një tjetër familjar ka thënë se e ndjera kishte tentuar edhe disa herë të tjera që t’ia merrte jetën vetës.

“…ajo ka tentu edhe disa herë të tjera. Por vjehërri e ka ndal.”, thotë një familjar tjetër.

Edhe policia e Kosovës është duke u marrë me këtë rast. Këta të fundit kanë thënë se rasti është duke u trajtuar si ‘vdekje e dyshimtë.

Avni Zahiti nga zyra për informim në rajonin e Mitrovicës tha se viktima ka bërë vetëvrasje, mirëpo Policia po merret me rastin.

“Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Bëhet fjalë për një femër rreth 39 vjeç. Një armë dhe një gëzhojë është gjetur në vendin e ngjarjes, rasti është nën hetime”, tha Zahiti.