A e mbani mend psikopatin Breivik? Ja ku gjendet ai

Vrasësi i tmerrshëm nga Norvegjia, Anders Behring Breivik i cili kishte vrarë 77 njerëz në vitin 2012, thotë se ambienti në burg është “jo i shëndetshëm” për të.

Së fundmi ai ka ndërruar emrin nga Behring Breivk në Fjotolf Hansen.

I lindur më 13 shkurt të vitit 1979, në Oslo të Norvegjisë, Hansen është i dënuar me burgim 21 vjet.   Dy grupë të forenzikës psikiatrike kanë bërë ekzaminimin psikiatrik të terroristit Hansen, duke e cilësuar atë si “skizofren paranojak”. Ndërsa ekzaminimi i dytë është publikuar disa javë para seancës gjyqësore kundër terroristit duke thënë se ai nuk ishte nën ndikimin e barërave apo alkoolit në momentin kur kreu krim duke vrarë 77 persona në gushtin e vitit 2012.

Ai tash gjendet në burg dhe publikisht e konsideron vetëveten e tij si fashist dhe nacional socialist, ndër të tjera ai nuk e konsideron veten të krishterë por “Odinist”.

 
Loading...