E largoi Besnik Hasi nga Olympiakosi, Kasami shkon në Zvicër

Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami sezonin e ardhshëm do të luaj në skuadrën zvicerane, Grasshoppers.

Kështu raportojnë mediet zvicerane. Kasami sezonin e fundit luajti tek Nottingham Forest në formë huazimi nga Olympiakosi.

Vendimin për të larguar futbollistin nga Olympiakosi e ka marrë trajneri shqiptar i skuadrës greke, Besnik Hasi, i cili nuk e ka pasur në planet e tij mesfushorin me origjinë shqiptare nga Maqedonia.

Reprezentuesi i Zvicrës, ka refuzuar ofertën e skuadrës italiane, Chievo dhe thuhet se lojtari dëshiron të luaj tek Grasshoppers. /Insajderi.com

 
Loading...