E kishte vërejtur ushqimin brenda veturës ku gjendeshin çifti, gjirafa fut kokën për ta marrë (Video)

Dritarja e një makine përplaset për kokën e një gjirafe derisa çifti i tronditur që gjendeshin brenda përpiqen ta mbyllin atë, kur kafsha po tentonte të arrinte ushqimin e tyre.

Sipas medaive të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur kafsha kurioze kishte vënë kokën në makinën e një çifti në West Midlands Safari Park në Worcestershire dje.

Siç edhe mund të shihet në pamje, çifti, duke qeshur në ndërveprimin e papritur, filloi të mbyllte dritaren e veturës e cila u copëtua mbi kokën e gjirafës.

Personeli i parkut Safari ka nisur një hetim mbi incidentin, megjithëse ata konfirmuan se gjirafa ishte e palënduar.

Lexo tjetër  Ky është karatisti më i saktë