E këshillojnë Casillasin, të largohet sa se kanë përzënë

Edhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur për situatën e Iker Casillas te Real Madridi, duke i propozuar largimin, para se këta të fundit ta largojnë.

Casillas, është kritikuar shumë me paraqitjet te Reali këtë sezon, ndërsa në mediat ceket si ndër të parët që do të largohet nga skuadra madriliane në fund të këtij edicioni.

“Të gjithë e kemi një kornizë kohore, dhe pak nga pak, koha e kap atë”, deklaroi Simeone. “Unë besoj se Casillas ka kapacitet për ta kuptuar këtë, unë e njoh atë si lojtar, unë u largova para se të më largonin”.