E jashtëzakonshme: Mjeshtrin në Kung-Fu, as turjela nuk e shpon (Video 18+)

Një mjeshtër në Kung-Fu kryen një stërvitje të llahtarshme, ai mundohet të shpojë veten me shtiza hekuri.

Në videon e mëposhtme, Zhao Rui kryen një sërë përpjekjesh të pabesueshme, për të futur turjelen në kafkën e tij.

I riu që është vetë 24 vjeç, është i njohur si një njeri i famshëm në qytetin e tij Mianzhu, në jugperëndim të Kinës. Ai filloi të mësonte artet marciale kur ishte vetëm një fëmijë, dhe u bashkua me tempullin Shaolin kur ai ishte 16 vjeç, transmeton Telegrafi.

Kinezi 24-vjeçar studioi për dy vjet, para se të vazhdonte trajnimin e tij me mjeshtrit në Kung-Fu. Zhao Rui më parë e kishte shpuar një vrimë në kokë.

“Ishte shumë e dhimbshme, por kam mësuar nga përvoja dhe tani unë mund ta praktikoj më shpesh, pa ndonjë problem këtë gjë”, tha ai.

Mjeshtri tregon se ka qenë mjaft nervoz si fëmijë, aq sa tani ai mund të thyejnë gurë me kokën e tij.

“Tashmë e kam gjetur atë që më ka dhënë shumë vetëbesim”, thotë mjeshtri në Kung-Fu.