A e dini nga cili qytet i Kosovës është “Bisha” Ilir Latifi (VIDEO)

Pothuajse një vit pa asnjë duel, Ilir Latifi rikthehet dhe e tregon fuqinë e tij në kampionatin UFC215, shkruan IndeksOnline.

Për ata që ende nuk e dinë Iliri rrjedh nga një familje fisnike shqiptare nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë. Familja e Ilirit kanë emigruar në vitin 1970 në Suedi.

Kosovari me prejardhje nga Vushtrria arriti ta mposhte Tyson Pedro, një njeri shumë të mbrojtur dhe të pamposhtur.

Latifi mposhti kundërshtarin për 15 minuta, dhe krejt kjo erdhi fal përvojës së tij prej veterani.

Pikët e gjyqtarëve, shkuan të gjitha për Latifin i cili pas 3 raundeve u shpall fitues: 29-28, 29-28 dhe 30-27./IndeksOnline/