A e dini ku buron lumi “Klina” dhe sa është i gjatë?

Terreni në të cilin është komuna e Skenderajt i takojnë slivit të Detit Adriatik. Në lindje të komunës rrjedh lumi Klina, rrjedha e majtë e  Drinit të Bardhë. Në lindje dhe juglindje rrjedhin lumejtë Sitnica dhe Drenica.
Lumi “Klina” buron në fshatin Kuqicë dhe përshkon territorin në aksin veri jug dhe kalon nëpër tërë territorin e Komunës si dhe në qendrën e qytetit të Skënderjat  me një rrjedhë të ngadalshme, me një thellësi mesatare dhe një gjatesi prej 40 km.
Gjithashtu nëpër territorin e komunës ka edhe një numër të madh përrockash të cilat në tërësi derdhen në lumin “Klina”.
Rrjedhat e lumenjëve nuk i rrezikojnë vendbanimet sepse ato deri më tani nuk kanë dalur nga shtrati i tyre.
Në territorin e Komunës së Skënderajit nuk egziston asnjë liqen, as natyrorë por as edhe artificial përpos disa rezervateve të ujit të cilët edhe ata janë në numër të vogël./Drenicapress.info/