E ardhmja e Internet Explorer

Nëse ju mendoni se Microsoft duhet të ‘vrasë’ Internet Explorer-in,  tashmë mund t’ju realizohet  dëshira juaj.Shfletuesi i është bërë sinonim me virueset, me problemet e sigurisë dhe teknologjinë e vjetruar. Edhe pse Internet Explorer është përmirësuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit, ajo vazhdon të humbasë terren në shfletues rivalë.
Shfletuesi më i përdorur, Internet Explorer ka qenë në një trajektore të qëndrueshme në rënie për vite me rradhë.
Google Chrome aktualisht është lideri i shfletuesve, duke komanduar 48% të tregut.
Këtë verë, Microsoft premtoi një ndryshim shumë të madh për Internet Explorer. Tani, duket se ky ndryshim do të përfshijë diçka të pamendueshme: Zëvendësimi i IE me një shfletësues të ri.
ZDNet raportoi këtë javë se Microsoft do të prezantojë një shfletësues të ri të quajtur “Spartan”. Do ta lançojë me Windows 10 e ri dhe do të funksionojë ngjashmërisht me Chrome dhe Firefox./Techsot/
 
Loading...