DYSHOHEJ PËR KONFLIKT INTERESI – MERRET VENDIMI PËR KRYESUESIN E KUVENDIT KOMUNAL TË DRENASIT

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj ka dalur i pastër nga dyshimet për konflikt interesi, sipas një vendimi të publikuar sot nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK).

Halilaj, i cili u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit në dhjetor të vitit të kaluar, para se të zgjidhej anëtar i Kuvendit Komunal kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Trainkos”.

Për këtë, një palë e tretë kishte dorëzuar një ankesë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) nën dyshimin se Halilaj kishte qëndruar në pozitën e drejtorit në “Trainkos” edhe pasi ishte zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal.

“Agjencia Kundër Korrupsion e ka hapur si rast të dyshuar, por gjatë procesit të hetimit është konstatuar se z. Halilaj qysh në momentin e certifikimit të tij për anëtar të Kuvendit Komunal të Drenasit ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Bordit në Hekurudhat e Kosoves ‘Trainkos’”, thuhet në vendimin e AKK-së.

Por, këto dyshime i ka hedhur sot poshtë AKK-ja. Në një vendim të agjencisë, thuhet se nuk ka prova që dëshmojnë se Halilaj ndodhet në situatë të konfliktit të interesit.

“Mbyllet rasti me Nr. AKK-03-02-134/18 ppër Labinot Halilaj – Kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, për shkak se nuk ka prova që dëshmojnë për situatë të konfliktit të interest në ushtrimin e funksionit të tij publik”, thuhet në vendimin e AKK-së.

Komuna e Drenasit udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës, që nga paslufta. Kryetar i kësaj komune është Ramiz Lladrovci, ish-Ambasadori i Kosovës në Shqipëri. /Insajderi.com

Lexo tjetër  Në Skenderaj ka filluar Edicioni i Trembëdhjetë i Festivalit Gjithëkombëtar "Tetatrot Shkollore Drenushat" 2018 (FOTO)