Dybala në mes Juves dhe Interit

 

Paulo Dibala do të jetë një nga emrat që do të ndezë merkaton e kësaj vere. Edhe pse për sulmuesin argjentinas janë futur në garë edhe klube të mëdha europiane si Arsenali, Liverpuli e PSG-ja, duket se dëshira e argjentinasit është që të qëndrojë në Serinë A.
Jo vetëm presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, por edhe krerët e lartë të Juventusit e kanë pranuar se e pëlqejnë 21-vjeçarin, por shifra e 40 milionë eurove konsiderohet shumë e lartë.
Prej një muaji, kontaktet mes palëve nuk kanë munguar, me juventinët që duket se kanë bindur lojtarin, duke i garantuar atij rolin e pasardhësit të Tevezit. Por edhe Interi ka dalë hapur për Dibalan, me drejtorin sportiv Piero Auzilio, i cili ka kontaktuar me menaxherin e lojtarit, duke hapur zyrtarisht bisedimet.