Dy persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Skenderaj-Mitrovicë

Drenica Press pat raportuar para pak minutave për një aksident komunikacioni në rrugën Skenderaj-Mitrovicë.

Mësohet se deri të aksidenti ka ardhur, kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin drejtues dhe është vet aksidentuar, në fshatin Lushtë.

Mësohet se në të dy anët e rrugëve ka pas kolona të gjata të automjeteve.

Lidhur me këtë rast, Drenia Press ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili është prononcuar se: “Drejtuesi i një veture ka humbë kontrollin ndaj automjetit, ku ka dalë jashtë rrugës, si pasoj lëndime ka pësuar drejtuesi dhe një pasagjer”. /Drenica Press /

Lexo tjetër  A DO TË BËHET LUSHTAKU DREJTOR I NDËRMARRJES TREPÇA?