Dy lojtarë të Serisë A “gjurmohen” nga United

Trajneri i Mançester Junajtidit, Luis van Gal, është i gjithi i përqendruar tek derbi i së dielës kundër Mançester Sitit. Ndërkohë drejtuesit e klubit vijojnë të bëjnë pjesën e tyre të punës duke u marrë me merkaton e lojtarëve. Mediat britanike kanë bërë me dije se skautët dhe drejtuesit e Junajtidit po ndjekin me interes disa lojtarë që janë në listën e dëshirave të trajnerit van Gal për sezonin e ri. Dy lojtarë të tjerë të përfshirë në listën e gjatë të trajnerit holandez janë dhe Gonzalo Higuain dhe Felipe Anderson. Sipas “Daily Mail” përfaqësues të Mançesterit kanë qenë të pranishëm të mërkurën në mbrëmje në “San Paolo” të Napolit për të ndjekur gjysmëfinalen mes Napolit dhe Lacios. Pikërisht me këto dy ekipe luajnë Higuain dhe Felipe Anderson, obejtivat e ardhshëm të “Djajve të kuq” në merkato. Emri i Higuain ka dalë së fundit duke parë situatën e paqartë që ka mbërthyer Napolin pas eliminimit nga kupa e Italisë dhe rezultateve të dobëta në kampionat. “El Pipita” nuk e sheh më të ardhmen e tij tek Napoli dhe një aventurë në “Old Trafford” do të ishte e mirëpritur. Ndërkaq “Djajtë e kuq” po ndjekin me mjaft interes dhe mesfushorin e Lacios, Felipe Anderson. Braziliani ka shkëlqyer në këtë sezon me Lacion, duke ngjallur mjaft interes në disa klube të rëndësishëm në Evropë, ku në listë është shtuar dhe Mançester Juanjtid.