Dy fjalë për bacin Salih!

Shkruan Hysni Gashi

Loading...

Dy fjalë për Bacin Salih,

Salih Muqaku nuk do të jetë me në mesin tonë!

Bacen Salih e kam njohur që nga para lufta, në kohërat kur bënte orvatje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në kohën kur ai dhe familja e tij sakrifikonte për këtë tokë Arbënore. Por, me mire e njoha në Luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, në radhët ku ai dhe vëllezërit e tij u rreshtuan pa asnjë hezitim në ballë të luftës për lirim.

Për ata që nuk e dinë, Salih Muqaku ishte daja i Komandant Imer Alushanit “Voglushit”, dhe frymëzimi që ai kishte marr për luftën çlirimtare nuk është e re. Ai mbeti si mijëra e mijëra ushtarë të mbas luftës me halle të rënda, me shëndet të dobët dhe pa përkujdesje nga shteti dhe nga ish-Komandantet e tij.

Ai njihej për një njëri me humor, trim dhe gjithmonë i pari për të prirë në ballë të luftës. Njihej për njeri të sakrificës por edhe për ngritje zëri ndaj padrejtësive, ndërsa ai sot mbylli sytë dukë ju bashkuar Imerit e të tjerëve fatkeqësisht pa e parë Kosovën ashtu si dëshironte.

Ngushëllime familjes Muqaku, ngushëllime ish-luftëtarëve të UÇK-së për humbjen e heroit të tyre, ngushëllime shokëve, bashkëfshatareve e bashkëluftëtareve dhe pushoftë në paqe shpirti i tij.

I njoftoj të gjithë miqtë, dashamirë, bashkëluftëtare se varrimi i trupit të Salih Muqakut varroset sot nga ora 16.00 në fshatin Nekoc të Komunës së Drenasit.

I paharruar kujtimi për të!
LAVDI

Lexo tjetër  Dy fjalë për dy - tri shpifje të radhës