Dy fëmijë jetimë në Vushtrri, 3 dhe 4 vjeçar presin ndihmën tuaj që të gëzohen për Bajram

Një grua e cila jeton së bashku me dy fëmijë djem, 3 dhe 4 vjeçar, në rrugën “Enver dhe Zymer Pronaj”. Kjo rrugë gjendet në hyrje të rrugës për fshatin Studime.

Gruaja e cila jeton vetëm me dy djemtë e saj pas aksidentit të burrit, po e ka të vështir t’i dal ball shpenzimeve të shumta dhe pa të ardhura mujore.

Dy jetimët djem, 3 dhe 4 vjeçar presin që të gëzohen nga bamirësit për festen e Bajramit, në mungesë të babait të tyre gëzimi i vetëm mund të iu vijë nga njerëzt e vullnetit të mirë.

Kjo familje po ballafaqohet me artikuj elementar për jetë, duke filluar nga gjërat ushqimore deri tek drunjtë për dimër që janë brengë e madhe se si do i gjej dimri.

Njerëzit e vullnetit të mirë ja kanë ndërtuar një shtëpi por ushqimi mbetet brengë e vazhduar për fëmijët jetim.

Të gjithë ju që keni mundësi për ta ndihmuar këtë familje mund ta vizitoni dhe ta kontaktoni në numrin 049 392 342.

Adresa e rrugës: Rruga 2 Maji pastaj kthesa e parë majtas dhe pas 100m kthesa e parë djathtas, rruga drejt 100m dhe shpija majtas, një katshe.

 

Lexo tjetër  Aksident te “Kroni i Mbretit”, humbë jetën Bajram Bullaku nga Çikatova e Vjetër