Dushi: Gol ndaj Ferronikelit për t’ia shpërblyer besimin Tahir Lushtakut

 

Sulmuesi i Drenicës, Besart Dushi, ka premtuar se do të shënoj gol për Drenicësn në derbi me Ferronikelin.
“Në cdo takim që luaj për Drenicën përpiqem maksimalisht që të shënoj gola, për ta ndihmuar ekipin dhe për ta shpërblyer besimin e trajnerit Tahir Lushtaku”, ka thënë Dushi për DrenicaPress.
Qendërsulmuesi drenicas e vlerëson mjaft të rëndësishëm duelin me Ferronikelin, por që skuadra e tij ka synim të vetëm fitoren.
“Ndeshja me Ferronikeli është shumë e rëndësishme, dhe presioni është mbi Ferronikelin sepse janë në vend të parë dhe nuk dëshirojnë të humbasin.”
Do të jetë një duel shumë i rëndësishëm dhe e gjithë skuadra dhe  stafi i KF Drenicës po punojmë për të shënuar nesër fitore”, ka shtuar Dushi./DrenicaPress/