Duka telegram ngushëllimi Mavrajt

 

Armand Duka, presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit (FSHF), ka ngushëlluar familjen Mavraj për humbjen e më të dashurit të tyre.
Me të marrë lajmin se Mërgim Mavrajt i ka vdekur babai, numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka ngushëlluar familjen Mavraj për humbjen e më të dashurit të tyre, raporton Express.
Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së njeriut tuaj të dashur, më lejoni që në emrin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait tuaj”, thuhet në telegramin e Dukës
“Në këtë moment të vështira për familjen Mavraj, ne të gjithë, si komunitet futbolli në Shqipëri, ndodhemi pranë jush, për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen. Sigurisht, që humbja është e rëndë e për ta kapërcyer, me ndihmën e Zotit, juve ju duhet shumë forcë dhe vullnet”
“Shpresojmë shumë, që ta kapërceni me sa më pak dhimbje një çast të tillë të vështirë për çdo familjar dhe bir. Ju pastë lënë kujtimet më të mira dhe u prehtë në paqe. Edhe njëherë pranoni ngushëllimet më të sinqerta edhe në emër të ekipit kombëtar dhe stafit të tij.”, përfundon telegrami i ngushëllimit.