Duka: I meritojmë 3 pikët në KAS

 

Shqipëria pret me shumë interes vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që do të mbahet në muajin Prill. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mendon se ndeshja nuk do të riluhet.
“Nuk ka asnjë shans që ne të pranojmë që të riluhet ndeshja. Unë mendoj se Shqipërisë i takojnë 3 pikët ngjarja në Beograd ishte më e rëndë se ndeshja Mali i Zi – Rusi. Dua të harroj skena të tilla dhe për mua nuk mund të riluhet ajo sfidë” – ka deklaruar Duka
Ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri ku kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit mendon se do të shoqërohet me qytetari.
“Ndaj Serbisë do të jetë një ndeshje futbolli dhe këtë duhet të tregojnë të gjithë shqiptarët dhe jo ajo që u pa në Beograd. Ne nuk jemi njerëz të dhunshëm dhe duhet të jemi qytetarë” – ka sqaruar Duka.