Dritë dua,jo errësirë! – Fjolla Rama

Dritë dua,jo errësirë!
Errësira kishe mbuluar vendin.
Njeriu mezi mund ta vërente vetveten…Shikoja horizontin lart,me retë e dendura…Vetëm hëna mundohej ta shfaqte fytyrën e saj,kurse unë rrija zgjuar, e rrethuar me mendimet e çuditshme se ku do të arrinim ne, në këtë fillimshekull.
E nesërmja zbardhi si me përtesë,e zemra më buçiste.
Mëngjesi s’më ngjante në mëngjeset e zakonshme, rrezet e djellit mungonin.
Në lagjen time, rrugës tatëpjet fshatit,dëgjova një vaj fëmije që kërkonte ndihmë.Më thane se zjarrmia e kishte kapluar.
Zemra m’u vyshk,e shpirti im I njomë filloi të ndjejë dhembje …
Dritë kërkonte fëmija,dritë kërkoja edhe unë,e jo vetmi assesi.E di se vetmia nuk do të thotë tërheqje nga rrethi,nga farefisi,nga gjithqka që na rrethon,por nganjëherë njeriu ka nevojë të mbetet vetëm,sikur do të marr energji të reja për t’u hedhur në aksione të reja e për të krijuar diqka të re…
S’ka njeri që nuk dëshiron të mbjellë lule në kopshtin shpirtëror e t’i ujitë pastaj me ndjenjën e lumturisë njerëzore.
O zot,thash me vete, ndihmoje këtë fëmijë,se zëri t tij m’u bë jehonë dite!
Kisha humbur në vetmi. Sa ishte çuditëse, po aq ishte edhe neveritëse për mua.Hapat i ndërroja me këmbët që më ishin bërësi dy drunj mali,që i tunedë kah të dojë era, por që nuk arrin ti rrëzojë dot.
Ai fëmijë, që I mungonte e qeshura, herë qante e herë heshtte…Dikush atij i mungon:nëna a babai? Të dytin ia mori lufta, kurse e para hyri në udhëkryqet e jetës,për të kërkuar jetë më të mire…
Pse I ka ikur e ëma?-më flet një zë Brenda meje.
Ti nuk je e zonja ti zgjedhësh enigmat e jetës së këtij fëmije?!-më thotë një zë tjetër.
Eh, edhe sa femijëtë tjerë ka në Kosovë si ky fëmijë i përlotur i fshatit tim?
Po,ka edhe të tjerë, ka shumë…
Rruga që ecja më dukej sikur nuk kishte mbarim e zëri i fëmijës më ndiqte pas, zemra ime rrihte hovshëm…
Hesht,hesht, se ti nuk ke asnjë faj !
Më doli një zë tjetër nga shpirti .
Tash për ty priamre është të mësoshë,e jo të merresh me brengat e të tjerëve, më erdhi një zë krejt tjetër.
Andaj, s’di ç’të them tjetër:ta ndërtojmë një kopsht të ri në arën e re ,mos t’i thyejmë vazot e shpirtit tone, port ë eeiten lule në kopshtet tona.
E, pastaj,kemi mundësi t’i ndihmojmë edhe të tjerët që kanë nevojë.