Dridhje toke në Gjilan

Një tërmet i intensitetit të ultë është dëgjuar në Gjilan, të hënën në ora 10:50 minuta. Lëkundja ka qenë e shkurtër dhe nuk ka shkaktuar panikë të veçantë te banorët e Gjilanit.
Edhe pse nuk janë shënuar dëme apo viktima, banorët janë shqetësuar dhe shumë prej tyre edhe kanë dalur jashtë shtëpive dhe banesave, raporton rajonipress.
Dridhjet që përfshinë rajonin e Gjilanit para disa minutave u shkaktuan nga një tërmet që kishte epiqendër Livoqin e Poshtëm të kësaj komune.
Dridhjet janë regjistruar nga stacioni sizmologjik, që po ashtu është i vendosur pikërisht në epiqendrën e këtij tërmeti.
Tani për tani nuk dihet se ku saktësisht ishte epiqendra  e tërmetit, por sipas Entit Sizmik të Serbisë, tërmeti ka ndodhur në rajonin e Gjilanit dhe kishte fuqinë 3.4 ballë të Rihterit.