Drenori nesër formon parti, por pa dy bashkëpunëtorët kryesor te “Vizioni për Drenasin”!

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, ka thirrur për nesër të gjithë anëtarët e subjektit të tij politik, “Vizioni për Drenasi” për t’u mbledhur prej orës 16:00 për të diskutuar rreth idesë për formimin e partisë me emër “Vizioni”.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pjesëmarrës nesër në këtë mbledhje, por një gjë është e sigurt, se aty nuk do të jenë Afrim Berisha dhe Egzona Tërdevci, dy njerëzit më të afërt të Drenorit te “Vizioni për Drenasin”.

Në një prononcim për DrenicaPress, Berisha ka thënë se janë larguar nga “Vizioni për Drenasi”, duke e quajtur të mbyllur angazhim në këtë subjekt politik.

“Angazhimin në “Vizion” e kam përfundur unë edhe një pjesë e ekipes që jemi kanë aty”, ka konfirmuar Berisha për Drenicapress.

Për iden e formimit të Vizionit si parti, Berisha e quan të ngutshme, ngase duhet të kemi kapacitet njerëzore, ideologjike dhe financiare.

“Ne se bashku me Xhavitin kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme në Drenas, ka mbi dy muaj që diskutohet ideja për themelimin Vizionit si parti në nivel vendi. Sipas nesh Kosova s’ka nevojë për parti të reja dhe më e rëndësishmja ne s’kemi kapacitete njerëzore, ideologjike e financiare për këtë hap”, ka shtuar Berisha.

Drenicapress ka kontaktuar edhe me Xhavit Drenorin i cili ndien keqardhje për largimin e Berishës, bashkëpunimin me të cilin e vlerëson lartë.

“Keqardhje. Ne anën tjetër falenderim pa masë për angazhimin e jashtëzakonshëm që e ka bërë në ekipen tonë. Respekt tërë jeten për aktivitetin dhe guximin që ka treguar në ekipen tonë, dhe kuptohet shumë suksese kudo që angazhohet”, ka thënë Drenoi për DrenicaPress.

DrenicaPress ka siguruar edhe një fotografi ku Afrim Berisha dhe Egzona Terdevci shihen në me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Drenas.

Lexo tjetër  Durmishi i përgjigjet Molliqajt: Nxirri krejt incizimet çka ke, askush nuk tutet prej teje

Fotografia e Shemsi Elezi

Berisha ka konfirmuar për DrenicaPress se ai së bashku me Egzona Tërdevci ishin në platformën e Albin Kurtit për kryetar të VV-së.

“Aty jem kanë në shpalosjen e platformës të Albin Kurtit, edhe si lider në Kosovë e kemi përkrah gjithë”, ka thënë Berisha.

I pyetur për një kalim të mundshëm të tij dhe të Egzonës, Berisha ka thënë se ende nuk kanë vendosur se ku do ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politike.

Për kalim në VV nuk është qe kemi vendos. Besoj gjatë javës marrim vendim për kalim në VV apo ndoshta s’do të angazhohemi fare në ndonjë parti”, ka shtuar Berisha.

DrenicaPress ka kontaktuar edhe me koordinatorin e VV-së në Drenas, Sokol Bylykbashin i cili e ka thënë se subjekti që ai përfaqëson mirëpret secilin individë që dëshiron t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje./Drenicapress.info/

Fotografia e Vizioni për Drenasin