Drenori me ekipen e tij në teren, shkak cilësia e dobët e punimeve në këtë fshat të Drenasit (FOTO)

 

Pas shqetësimit të banorëve të lagjeve Haziraj dhe Tahiraj në Tërdec se rruga po ndërtohet jasht paramasave të duhura, Xhavit Drenori me një pjesë të ekipes së tij vizituan punimet nga afër në këtë fshat të Drenasit.

Drenori ka thënë se rruga do të shtrohet asfalt nesër, por punimet nuk janë kryer mirë dhe kjo rrugë mund ta ketë fatin e shumë rrugëve që nuk bëjnë asë edhe një vit dhe nisin të prishen!

“Shqetësimi i parë ishte se rruga nuk është ngjeshur dhe nëse veq shtrohet asfalti nesër siç ishin informuar banorët nga operatori ekonomik, nuk do shkojnë disa muaj dhe ajo do të dëmtohet/qahet”, ka thënë Drenori.

Ai ka kërkuar nga komuna që të inspektoj punimet në këtë rrugë dhe të merren masat e duhura që kjo rrugë të punohet sa më mirë.
“Kërkohet urgjentisht nga komisioni mbikqyrës komunal që strikt të bëj matjet e ngjeshjes”, ka shtuar Drenori.

Sipas Drenorit banorët e këtij fshati janë ankuar se edhe pusetat nuk janë punuar në mënyrën e duhur, ngase disa ende pa u përuruar rruga, kanë filluar të mbyllen e të prishen.

“Shqetësimi i dytë ishte mos rregullimi në mënyrë cilesore i pusetave/shaktave të kanalizimit. Pamë nga afër punën jo cilësore dhe mbylljen e disa prej pusetave për shkak të pa mundësisë gjatë punimeve.
Kërkohet urgjentisht pastrimi i pusetave dhe rregullimi cilesor i rrathëve”, ka thënë Drenori.

Dhe së fundi Drenori ka ngritur edhe çështjen e shtyllave elektrike, që tek ne është bërë zakon që rruga të shtrohet asfalt, dhe shtyllat të mbesin në mes të rrugës, aty ku nuk e kanë vendin.

“Shqetësimi i tretë ishte mos largimi i disa shtyllave elektrike të cilat pengojnë rrugën. Kërkohet urgjentisht largimi i shtyllave para se rruga të asfaltohet”, është shprehur Drenori.

Ai u ka thënë banorëve të këtij fshati se këto shqetësime nesër do t’i paraqesë në organet kompetente të komunës dhe nëse nuk mirren masa, do të kërkoj nga banorët që t’i bllokojnë punimet./Drenicapress.info/

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori