Drenicës i shtohet edhe një skuadër sportive

Futbollit kosovar në konkurrencën e femrave iu është shtuar edhe një klub. Bëhet fjalë për Drenicën.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Drenicës në Facebook, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Që nga dita e sotme, klubi futbollistik Drenica, ka edhe ekipin e femrave. Data 30.08.2017, do të shënohet në histori të klubit tonë. Sot për herë të parë në histori të klubit, zyrtarisht është themeluar ekipi i femrave me emrin ‘Drenica’ i cili do të zhvillojë aktivitetin në kuadër të KF Drenica. Në ditën e inaugurimit të klubit, na nderoi më prezencën e saj, skuadra e femrave, Dukagjini nga Klina, e cila më mjaft sukses po garon në Ligën e Kosovës. Ekipi nga Klina, erdhi për të zhvilluar miqësore, ku krejtësisht në plan të dytë, ishte rezultati i takimit.

U shfrytëzua rasti që të socializohen, futbollistet e KFF Dukagjinit me ato të klubit tonë. Për vajzat e klubit tonë ishte hera e parë që shkelnin fushën e gjelbert, por ia dolën të shënojnë një gol, përmes vajzës së re dhe shumë të talentuar, Albina Gegaj(1:5 rezultati).

Prezent ishin trajneri i ekipit të femrave, Fisnik Lushtaku, dhe nga kryesia e klubit, Drejtori Sportiv, Ruzhdi Koca, dhe po ashtu edhe sekretari Granit Koci, ndërkohë që në këtë ndeshje pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e klubit të Dukagjinit si z. Naim Kadriu dhe trajnerët Rexhep Veseli e Hil Marleku. Për herë të parë, vashat nga Skenderaj do të ndeshën me vashat e gjithë qytetëve të Kosovës, në Superligën e Femrave në nivel nacional. Klubi ka kryer të gjitha procedurat e regjistrimit dhe tashmë që nga vikendi do të fillojnë garat ku ekipi jonë do të takohet me ekipin e Vizionit nga Ferizaj, të shtunën nga ora 15:00″, thuhet në njoftimin e Drenicës. 

21151421_538666653143433_1632171134903693529_n