Drenicasit pushtojnë rrjetet sociale me poezi për Sami Lushtakun (FOTO)

Pas vendimit nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, ku kryetari i Komunës së Skenderajt z. Sami Lushtaku u dënua me 12 vite burg. Menjëherë në shenjë pakënaqësie dhe në shenjë përkrahje ndaj Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut të gjithë drenicasit i kanë pushtuar rrjetet sociale me foto të luftëtarëve të lirisë të “Grupit të Drenicës”, madje edhe me poezi. Në këto poezi shprehet dashuria që ndjejnë për luftetarët e lirisë dhe respektin që kanë për veprat e tyre heroike në luftë ndaj pushtuesit serb. Këtë rast ne ju sjellim dy nga poezitë e shumta dedikuar Sami Lushtakut dhe heronjëve tjerë të gjallë të Drenicës./drenicapress/

Më poshtë i keni dy poezi dedikuar Kryetarit të Komunës së Skenderajt z. Sami Lushtakut .
( Kjo poezi është shkruar nga Qendresa Lushtaku)
sami lushtakut poezi
( Ndërkaq poezia tjetër në vijim është shkruar nga Raimonda A Rreci )

Nese me vullnetin me te madh, ta dedikova rinin
a mos lash vend per dyshim, se nuk do ta jap
edhe me te shtrenjeten, LIRIN ?
Nese per ty u bera rrug te sherbej si udherrefim
u bera harte deshmie e atedhut, kombi im
U bera bjeshk e pamposhtur, qe me krenari qendroj
e gjaku im token tende te ushqej, jo nuk hezitoj
Ateher kush mendoj, qe lojalitetin tim ta vej ne dyshim
e te me njollosin kane tentuar ?
Kush mendoj te ma fik per ty dashurin,
e te me shuaj shpirtin me lirin e cenuar ?
Kush mendoj se do me thej,
e mbas shpine si qyqar me rane ?
Kur as dhembja me e madhe nuk me mposhti
as kur i percolla shoket e vrane !
Jo nuk mund ti ndalet Shqipes fluturimi,
shkembi shekullor nuk mposhtet me fare .
Clirimtarit lehte si thehet betimi,
krenaria si vrahet nga nje grusht tradhetar….