Drenica-R&Rukolli kampion i Kosovës në volejboll (foto)

Volejbollistët e Drenica-R&Rukolli u bënë kampionë të Kosovës për edicionin 2014/2015.

Titulli i fituar erdhi pas ndeshjes së tretë të finales së përfundimtares që u mbyll me rezultat 3:1.

Setin e parë e fituan volejbollistët e Drenicës me rezultat 25:18. Seti i dytë u takoi mysafirëve me rezultat 20:25. Kurse dy setet në vazhdim i fituan vendasit me rezultat 25:20 dhe 25:23.