Drenica: Organizim si në Gjakovë shohim vetëm në Evropë, faleminderit Vëllaznim

Drenica e ka falënderuar Vëllaznimin pas përfundimit të sfidës, përmes një komunikate për shtyp.

Klubi kuqezi ka shkruar që organizime të tilla si në Gjakovë, shohim vetëm në Evropë, përcjellë Gazeta Olle.

“Në emër të Drejtorit Sportiv, Tahir Lushtaku, kryesisë së klubit, dëshirojmë që përmes kësaj shkrese, të falënderojmë drejtuesit e Klubit të Futbollit Vëllaznimi, për mikpritjën e bërë në kuadër të ndeshjës kampionale, të zhvilluar të dielën (sot), në Gjakovë.

E falënderojmë me sinqeritetin më të madh, për organizimin të mirëfillt të një ndeshje të tillë, që ne mendojmë që një organizmin i tillë mund të ndodh vetëm në Evropë.

Deshirojmë që të gjithë të kenë shembull drejtuesit e KF Vëllaznimit se di duhet të organizohet një ndeshje futbolli, dhe shpresojmë që të gjitha klubet të bëjnë organizime të tilla.

Megjithse pikët edhe për Vëllaznimin edhe për Drenicën, ishin jetike, asnjë lëshim të vetëm ose presion të ndonjë mënyre të ndryshme as nga ana e kryesisë, as lojtarëve në fushë, dhe korrëktësia ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm”.

Lexo tjetër  Skenderaj, e largojnë nga shtëpia veturën duke u djegur dhe e lënë afër rruge (Video)