Drenasi në festë, Feronikeli Kampion i Kosovës në futboll

Skuadra nga Drenasi, Feronikelit është shpallur kampion i Kosovës në futboll në edicionin 2014-15 .

Sikur më parë qytetarët e Drenasit kanë qenë nën ethet e pritjes për fatin e ndeshjes mes Feronikelit dhe Prishtinës. Gjatë tërë javës qytetarët e kësaj komune kanë treguar se e duan me gjithë zemër klubin e tyre dhe në fund këtë përkrahje dhe adhurim lojtarët e Feronikelit ua shpërblyen tifozëve të tyre me arritjen e titullit të kampionit në futboll.

Ekipi i Feronikeli ka treguar nivel të lartë nga fillimi e deri në fund të këtij kampionati, ku shumicën e sezonit ishte në vendin e parë.

Feronikeli titullin e siguroi pas barazimit me Prishtinën 2:2, duke lënë mbrapa skuadrën e Besës, e cila pozicionohet në vendin e dytë.

Golat për Feronikelin në këtë takim i shënuan Behar Maliqi22’ dhe Lapidar Lladrovci 57’, ndërsa golat për Prishtinën i shënoi Labinot Osmani në minutën e  78 dhe 90+.

Pas këtij barazimi Feronikeli e mbyll kampionatin në vendin e parë me 67 pikë, ndërsa Besa mbetet në vendin e dytë me 66 pikë, që në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me rezultat 3:1./drenicapress/