Drenas, vetura godet një fëmijë para shkollës “Rasim Kiçina”

Një fëmijë është goditur nga një veturë para shkollës “Rasim Kiçina” në Drenas. Drenica Press nga vendi i ngjarjes ka arrit të kupton se fëmija i aksidentuar është bartur në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Hafir Shala” në Drenas.

Drenica Press ka kontaktuar edhe me QMF “Hafir Shala” në Drenas.

Në një prononcim përmes linje telefonike është mësuar se fëmija i aksidentuar në ambollantën e Drenasit ka qenë jashtë rrezikut për jetë, dhe është nisur për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Drenica Press/