Drenas, testi i maturës në “Fehmi Lladrovc” pa probleme

Testimi i maturantëve në Shkollën e Mesme Teknike Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, është duke ecur mjaft mirë.
Gazetari i drenicapress.info gjatë qëndrimit në objektin e kësaj shkolle, ka takuar sekretarin dhe zëvendës drejtorin e kësaj shkolle.

Sipas zëvendës drejtorit të kësaj shkolle, Sami Heta, çdo gjë është në rregull.

Dhjetë minuta para orës 10-të, të gjithë nxënësit kanë qenë nëpër klasa, pas identifikimit të tyre janë shpërnda edhe testet.
Në këtë shkollë janë duke iu nënshtruar testit të maturës 499 maturant, po shpresojmë se edhe në minutat e mbetur nuk do të kemi ndonjë problem- u shpreh për drenicapress, zëvendës drejtori i kësaj shkolle, Sami Heta. /drenicapress/