Drenas: Takohen banorët dhe bizneset për riorganizimin e grumbullimit të mbeturinave

Në sallën e Kuvendit Komunal në Drenas është mbajt një takim me banorët e qendrës së Drenasit dhe bizneseve afariste ku si qëllim i takimit ka qenë riorganizimi dhe menaxhimi i mbeturinave.

Ky takim është organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ/SMS dhe organizatën CEDE.

Qëllimi i takimi ka qenë që t’i ofrohet qytetarëve një shërbim sa më i mirë dhe efikas ne menaxhimin e mbeturinave. Ky projekt është në vazhdën e përkrahjes nga organizata gjermane GIZ në projektin “Menaxhimin e Mbeturinave”, ku organizata në fjalë ka angazhuar ekspert të fushës së caktuar për menaxhim të mbeturinave dhe riorganizimin e qendrës së qytetit të Drenasit. /drenicapress/