Drenas, sot mbahet Festivali i poezisë “Guri i Plakës”

Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” nga Drenasi, në mbështetje të Ministrisë së Diasporës sot organizon  Festivalin e poezisë ,,Guri i Plakës”, transmeton drenicapress.info

Manifestimi mbahet në restorantin Guri i Plakës duke filluar nga ora 15:00 me këtë agjendë:

Ora 15.00 – Hapja ekspozitës nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Drenasit pranë Gurit të Plakës.
Ora 15.20 – Ora letrare në restorant Guri i Plakës.
Ora 16.20 – përurimi i librave nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Suedi Papa Klementi XI Albani.
Ora 17.00 koktej tradicional. /Drenica Press/