Drenas, riparohen rrugët në qytet

Në qytetin e Drenasit tash e ca ditë ka filluar riparimi i rrugëve kryesore. Këto rrugë kohëve të fundit kanë pësuar mjaft shumë dëmtime, gropa të tëra kanë qenë në rrugët e qytetit të cilat shkaktonin nervozizëm te qytetarët.

Ndonëse edhe tani po shkaktojnë vështirësi për vozitësit e automjeteve, asfaltimi i këtyre gropave pritet të sjell lehtësira më të mëdha në qarkullimin e përditshëm. /drenicapress/

21