Drenas, punëtorët e Urbanizmit dënojnë sulmin ndaj drejtorit Betim Berisha

 

Pas disa mospajtimeve për rishikimin e buxhetit në mes të drejtorit për Urbanizëm, Betim Berishës dhe kshilltarit komunal, Istref Elshani, ka pasur në një mosmarrvëshje edhe jashtë sallës së kuvendit komunal të Drenasit që ka rezultuar me një përleshje fizike, që shumë shpejt është ndalur nga kshilltarët dhe drejtorët tjerë komunal.

Sot drejtorit për Urbanizëm në koumnën e Drenasit, Betim Berishës, i kanë dalë në përkrahje punëtorët e Drejtorisë që ai drejton, të cilët e dënojnë sulmin ndaj drejtorit të tyre dhe shprehin keqardhje ndaj sulmeve të shumta që i bëhen kësaj drejtorie.

 

Më poshtë lexoni reagimin:

Reagim publik ndaj sulmit të  Drejtorit të Urbanizmit z.Betim Berisha, nga Deputeti i kk.Drenas Istref Elshani

 

Duke u bazuar në ngjarjen e ditës së ejte të datës 04.05.2015 lidhur me sulmimin fizik nga  deputeti i kk.Drenas Istref Elshani, ndaj drejtorit të Urbanzimit z.Betim Berisha, pas  seancës se mbajtur të Kuvendit të Komunës së Drenasit, ne puntorët e Drejtorisë së Urbanizmit e denojmë ashpër sulmin ndaj Drejtorit të Urbanizmit, dhe kërcenimet që i bëhen kësaj drejtorie. Puntorët shprehin keqardhje për incidentin, dhe  mbështesin punën profesionale dhe të palodhshme të Drejtorit të Urbanizmit në Drenas.

Prej periudhes  që është emëruar Drejtor i Drejtorisë se Urbanizmit në Drenas, Betim Berisha, ka qenë dhe është i përkushtuar në detyrat dhe obligimet ligjore, të cilat i ka drejtoria. Gjithashtu vlen të ceket se në punën dhe bashkpunimin e tij me staf, ka pasur shumë suksese në përfitimin e donacioneve, të investitoreve të huaj, dhe atyre vendore, bashkfinacimet me ministritë dhe organizatat tjera buxhetore, të cilat janë në shërbim të mirë të qytetarëve të Drenasit.

Si duket suksesi dhe puna e Drejtorisë së Urbanzimit dikujt po i pengon, ne si staf profesional kemi mbështetur punën e drejtorit, dhe vazhdojmë ta mbeshtesum fuqishëm, në realizimin e objektivave dhe planin e punës së prezantuar nga drejtori.

Shpresojmë se organet kompetente, të merren me raste të tilla, të cilët kërcenojnë aktivitetin e punës, dhe energjisë positive të drejtorisë, për të miren e jetës së qytetarëve të Komunës  së Drenasit”, përfundon reagimi i punëtorëve të Drejtorisë për Urbanizëm.